
PARTIZANI – TIRANA 2-0 (Mba 20', Cara 80')
Abissnet Superiore, java e 24-të
Ndeshja: Kryeqyteti ëhstë i kuq. Partizani ka mposhtur në derbin e dytë rresht Tiranën në “Air Albania”. Demat ia dolën të triumfojnë 2-0 mes spektaklit.
Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar deri në fund, ndërsa tifozët dhanë edhe koreografinë e tyre në shkallët e stadiumit, duke bërë që derbi të ndërpritet disa herë.
Fillimisht do të ishte Mba që do të gjente golin e avantazhit në minutën e 20-të. Ky do t ëishte dhe goli i parë i sulmuesit me fanelën e kuqe dhe vjen në një derbi.
Ndërkohë Var-i do të anulonte një penallti për Tiranën me pjesën e parë që do të mbyllej 1-0. Edhe 45-minutat e dyta do të ishin një spektakël i vërtetë. Tifozët nga njëra ana dhe lojtarët në fushë nga ana tjetër dhuruan emocione të papërshkrueshme.
Në minutën e 62-të Partizani do të fitonte një penallti, ku kapiteni Telushi do të ndalej nga Bekaj, me portierin që mban në lojë të tijtë. Goli për 2-0 nuk do të vonte dhe Cara mes tymit që kishte mbuluar “Air Albanin” tund rrjetën e bardhebluve.
Pas kësaj fitoreje tashmë Partizani dhe Tirana kryesojnë me 40 pikë, por demat janë të parët për shkak se i kanë fituar dy nga 3 përballjet direkte mes tyre në këtë sezon.
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI (4:3:3): Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Sota, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, Maguette, Da Silva, Mba Trajner: Giovani Colella
TIRANA: (3:5:2): Bekaj, Përgjoni, Najdovski, Behiratche, Lulaj, Haxhiu, Aleksi, Lushkja, Deliu, Hasani, Patrick Trajner: Orges Shehi
Komenti minutë pas minute:
90+6'- Mbyllet me fitoren e Partizanit derbi i 3-te mes skuadrave te kryeqytetit.
90'- 6 minuta shtese.
87'- Matondo flirton me golin. goditja nga distanca gjen traun e portes se Bekajt.
82'- Nikqi nuk iu beson syve. Talenti i Tiranes kishte ne kembe te rihapte sfiden.
80'- Cara gjon topin ne rrjete. 2-0 per Partizanin.
76'- Veshtiresohet serish situata ne Air Albania.
71'- Del Rrapaj dhe hyn Hoti.
64'- Telushi merr persiper penalltine. Bekaj pret gjuajtjen e lojtarit te Kuq.
62'- Penallti per Partizanin. Rrapaj rrezohet ne zone nga Najdovski. Xhaja s'ka dyshime eshte 11-metersh per demat.
59'- Goditje denimi per Partizanit. Bruno Telushi godet fort nga distanca, por topi shkon ngjithur me shtyllen.
52'- Ndeshja starton ne minuten e 52-te kur u nderpre. Pas 15 minutash qetesohet sfida ne Air Albania
50'- Nderpritet serish ndeshja. Tymi mbulon "Air Albania".
49'- Hasani gjen golin, por nuk vlen pasi lojtare eshte pozicion jashte loje.
46'- Nis pjesa e dyte. Tirana kerkon te gjeje golin e barazimit.
45+6'- Mbyllet pjesa e pare e derbit. Partizani udheheq me golin e Mba.
45'- 6 minuta shtese ne kete pjese. 6 minuta me shume per Tiranen per te barazuar shifrat.
41'- Pas rishikimit te rastit ne VAR, Xhaja anulon penalltine.
40'- Ka penallti per Tiranen. Patrick rrezohet ne zone pas nderhyrjes se Hadrojt.
20'- Zhbllokohet derbi. Mba kalon ne avantazh Partizanin.
15'- Mba shfaqet ne dy raste rrezikshem, por nuk shfrytezon sic duhet rastet.
11’-Hasani jep shkëndijën e parë, por gjuajtja e tij është shumë larg kuadratit
10'- Rifillon ndeshja pas 5 minutash nderprerje.
7'- Kapitenet e skuadrave duhet te qetesojne tifozet. Ndeshja eshte nderpre.
5'- Tifozet behen protagoniste. Rexhepi dhe Bekaj goditen nga kapsollet
1’- Starton spektakli në “Air Albania”. Partizani-Tirana “kokë më kokë” për madhështinë e kryeqytetit.