
Është mbyllur takimi mes Kukësit dhe Dinamos, që u zhvillua në “Kukës Arena”. Verilindorët arritën të fitonin me përmbysje 2-1, një rezultat që e mban në garë për Kupat e Europës. Ndërsa humbja për Dinamon, ishte fatale, pasi “nëndetësja” bie zyrtarisht nga Kategoria.
Ekipi mik ishte ai që kaloi i pari në avantazh, me anë të Besir Demirit. Ish-mesfushori i Kukësit shënoi një supergol me të majtën, duke lënë të shtangur portierin Tafas.
Përmbysja e Kukësit nisi në minutën e 66-të, kur mbrojtësi Lulaj barazoi me kokë. Ndërsa 5 minuta nga fundi i takimit, Edison Ndreca shënoi një gol shumë të bukur me të majtën, duke i dhënë fitoren dhe tri pikët e plota skuadrës së tij. Kukësi ngjitet në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Dinamo, mbetet në vendin e nëntë, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.
"Kukës Arena", Kukës (17:15)
Kukësi - Dinamo 2-1
Lulaj 66', Ndreca 85' / Demiri 53'
Formacionet zyrtare të sfidës
Kukësi: Tafas, Lulaj, Bytyçi, Gligorov, Ndreca, De Lucas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Basha, Milunoviç, Fejiao
Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Maliqi, Mija, Imami, Sidibe, Prodani, Demiri, Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo
Minuta e 85' - Gooool Ndreca, Kukës përmbys shifrat! Pas një aksioni të gjatë, është Shkurtaj ai që pason me kokë për Ndrecën, që shënon fluturimthi me të majtën.
Minuta 74' - Rimal Haxhiu bën gjithçka mirë nga krahu i majtë dhe lëshon një goditje të bukur me të djathtën nga hyrja e zonës, por sulmuesi i Dinamos është i pafat dhe goditja e tij ndalet nga shtylla.
Minuta e 66’ – Goool, barazon Kukësi. Krosimi nga De Lucas gjen kokën e Bruno Lulaj. Mbrojtësi i verilindorëve kërcen më lart se të gjithë dhe mposht portierin Harizaj.
Minuta e 54' - Super GOL nga Besir Demiri. mesfushori i Dinamos realizon një perlë me të majtën, duke shtangur portierin Tafas!
Minuta e 44' - Një tjetër rast ri artë për Basa. Pasi driblon bukur një kundërshtar, mëngjarshi i Kukësit gjuan fort, por pret Harizaj. Rezultati mbetet i barabartë 0-0.
Minuta e 37' - Basa shpërdoron një rast të artë për Kukësin. Numri 10 i bluve kalon portierin Harizaj dhe gjuan drejt portës, por mbrojtja mike largon në vijën fatale.