Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Dua të shoh të njëjtin Real”, Arbeloa karikon lojtarët para sfidës me Manchesterin, “premton” minuta dhe për Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
“Dua të shoh të njëjtin Real”, Arbeloa karikon
Alvaro Arbeloa

Real Madrid udhëton sot në mbrëmje në Angli për ndeshjen e kthimit përballë Manchester City-t, të favorizuar nga fitorja e përballjes së parë me rezultatin e pastër 3-0.

Për trajnerin Alvaro Arbeloa, trajtimi i një sfide të tillë mbetet e njëjta si në rastin e ndeshjes së fituar në “Santiago Bernabeu”, duke u kërkuar të tijëve të mbajnë të njëjtin përqëndrim në mënyrë që “bileta” drejt çerekfinales të jetë një realitet akoma më i prekshëm.

“Dua të shoh të njëjtin Real të ndeshjes së parë. Nuk kemi asnjë qëllim tjetër veçse të shkojmë dhe të fitojmë, ajo çfarë kjo stemë kërkon prej nesh. Me të njëjtën përulësi, qëndrim dhe sakrificë që patëm në shtëpi, akoma më shumë sepse e dimë që në këtë stadium nuk është e lehtë të fitosh dhe tifozët do t’i mbështesin shumë. Përulësia dhe ambicia duhet të jenë prezente”, tha fillimisht trajneri.

Arbeloa do të rikuperojë dy lojtarë të rëndësishëm si Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, të cilët i janë bashkuar ekipit së fundmi duke lënë pas dëmtimet.  

“Mbappe është vërtet inteligjent. Ka shumë cilësi, por do veçoja inteligjencën. Ka kapacitetin të lëvizë shumë mirë në hapësirat e lëna nga kundërshtari dhe jam “i etur” ta shoh sërish në fushë dhe të shijoj lojën e tij. Bellingahm më kërkoi ta vinte për të mbështetur shokët e skuadrës. Momentalisht po vazhdon stërvitjen dhe s'mund të ketë minuta”, shtoi më tej spanjolli.

Poll

Lexo gjithashtu