Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar momente më parë fanelat e reja të ekipit përfaqësues. Dizajni është bazuar në ngjyrat e zakonshme ku uniforma e parë është blu me detaje të verdha ndërsa e dyta dhe e treta janë e bardhe dhe e zezë.
Kosova do të zhvillojë të shtunën në orën 18:00 ndeshjen e parë të fazës kualifikuese përballë Izraelit në transfertë. Ashtu si Shqipëria, edhe dardanët kanë shmangur ekipet më të forta në shortin e grupeve dhe kanë një mundësi të artë për të tentuar kualifikimin për herë të parë në Europianin e Gjermanisë në 2024.