
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Kategorisë së Parë. Elbasani barazoi 1-1 me Vorën në transfertë. Të besuarit e Nevil Dedes marrin 1 pikë në transfertën e vështirë vorane.
Në krahun tjetër, Lushnja fiton në limitet e ndeshjes përballë Besës së Kavajës. Preknicaj ishte heroi i kësaj ndeshje i cili shënoi golin e fitores në minutën e 93’.
VORA 1-1 ELBASANI (Qardaku 23' / Greca 43')
Kategoria e Parë: Java e 13-të
Stadiumi: “FK Vora Stadium”
Arbitër: Klodian Shahini
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Ruçi, Ismaili, Gaio, Dalipi, Vrapi, Tabaku, Xhemalaj, Qardaku, Ntephe, Prenga, Rabosha. Trajner: Klodian Arbëri
ELBASANI: Totoshi, Broshka, Pere, Zaimi, K.Kasa, Karakaçi, Hasani, A.Kasa, Greca, Lleshi, Melo. Trajner: Nevil Dede
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
46' Starton pjesa e dytë e sfidës.
45+3' Mbyllet pjesa e parë e sfidës Vora - Elbasani me barazimim 1-1.
43' GOOOOOL! Greca rikthen baraspeshën. (VIDEO)
23' GOOOOOL! Qardaku kalon Vorën në avantazh. (VIDEO)
1' Starton super ndeshja Vora-Elbasani
LUSHNJA 2-1 BESA (Zisi 4', Preknicaj 90+3' / Perja 87')
Kategoria e Parë: Java e 13-të
Stadiumi: “Roza Haxhiu”
Arbitër: Indrit Myrtja
FORMACIONET ZYRTARE:
LUSHNJA: Alimucaj, Kasmollari, Disha, Andoni, Arapi, Zisi, Tabaku, Ayinde, Magani, Leroux, Willie Jerryson. Trajner: Gugash Magani
BESA: Kaloshi, Kapo, Mezani, Xhabrahimi, Pengu, Balla, Ramilli, Berisha, Nurja, Moraes, Aly. Trajner: Lorenc Pashja