
KASTRIOTI – LUSHNJA 1 – 1 (Kapllani 54'/ Preknicaj 29')
Ndeshja: Është mbyllur në barazim 1-1 dueli mes Kastriotit dhe Lushnjes. Sfida e javës së 20-të në këtë kategori nuk shkoi më shumë se barazimi, me ekipet që ndajnë nga një pikë.
Fillimisht do të kalonin në avantazh lushnjarët me Preknicajn në minutën e 29-të, me pjesën e parë që do të mbyllet me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë vendasit do të barazonin.
Do të duhej minuta e 54-të për të vendosur baraspeshën. Dejvid Kapllani i cili hyri i zëvendësues në pjesën e dytë arriti të “tunde” rrjetën e Lushnjes. Minutat e mbetura pavarësisht këmbënguljes së ekipeve për të shënuar golin e fitores, sërish nuk do të kishte ndryshim rezultati.
Pas këtij barazimi Kastrioti ka grumbulluar 16 pikë dhe ndodhet në vendin e 10-të, ndërsa Lushnja ndodhet e 7-ta në klasifikim me 23 pikë.
Kategoria e Parë: Java e 20-të.
Stadiumi: “Redi Maloku”
Formacionet zyrtare:
Kastrioti: Malaj, Neziri, Hoxha, Mehmeti, Arapi, Hodo, Koda, Edo Dosseh, Musaj, Zhivanaj, Arroyo.
Lushnja: Haremi, kasmollari, Andoni, Preknicaj, Sulovari, Basha, Ayinde, Magani, Leroux, Islami, Drragoj
Komenti minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet sfida në "Redi Maloku". Kastrioti - Lushnja ndahen ne barazim 1-1.
85'- Ekipet luftojne shume per te gjetur golin e fitores, po jane te kujdesshme ne prapavije.
54'- Barazohen shifrat, Dejvid Kapllani con topin ne rrjete. VIDEO
46'- Nis pjesa e dyte. Kastrioti ne kerkim te golit te barazimit.
45+3'- Mbyllet pjesa e pare mes Kastriotit dhe Lushnjes. Miqte udheheqin 0-1 ndaj krutanev.
37'- Kastrioti provon te gjeje golin e barazimit, por lojtaret krutane nuk kane saktesine e duhur ne finalizim.
29'- Zhvillokohet sfida ne "Redi Maloku", Preknicaj kalon ne avantazh Lushnjen me nje SUPERGOL. VIDEO
26'- Goditje kendi per Kastriotin, por tentativat e krutaneve nuk kane rezultat, pasi bllokoen nga lushnjaret. VIDEO
21'- Loja mes dy ekipeve zhvillohet ne mesfushe, me lojtaret qe tregohen te kujdesshem ne kete takim.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Redi Maloku”, Kastrioti – Lushnja “luftë” për 3 pikët