Teksa na ndajnë edhe shumë pak minuta nga nisja e ndeshjes Flamurtari – Tirana, e cila do të zhvillohet në Vlorë, trajnerët respektivë kanë zbardhur formacionet. Ribaj ka vendosur të hedh “artilerinë e rëndë” në fazën ofensive me Diavara, Bintskua, Ramani dhe Maksuti.
Te Tirana, mungesa e madhe në 11-she rezulton sulmuesi Redon Xhixha, i cili me shumë gjasa do jetë i disponueshëm vetëm nga stoli.
Sfida në fjalë është e vlefshme për javën e 30-të në Superiore, ndërsa një humbje e mundshme për Flamurtarin, do i jepte “shuplakë” të fortë shpresave për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Për bardheblutë, në rast fitore, do i nxirrte përkohësisht nga “zona e ftohtë”.
FORMACIONET ZYRTARE
Flamurtari: Aleksovski; Raso, Peralta, Todoroski, Chantakias, Mbe, Lushaj, Diawara, Bintsouka, Ramani, Maksuti
Trajner: Andi Ribaj
Tirana: Bekaj; Vera, Cortes, Halili, Ndong, Muslovic, Rafael, Alvarez, Kobiljar, Mehmeti, Tabekou
Trajner: Orges Shehi
