Mungesa për herë të tretë me radhë e Italisë në Kupën e Botës, pas eleminimit të turpshëm në finalen e "play-off" me Bosnje Hercegovinën, sfidë e cila u mbyll pas ekzekutimit të 11-metërshave, ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin sportiv.
Një prej tyre vjen nga legjenda e Anglisë, Paul Scholes, i cili nuk i kursen ironitë për mënyrën se si kjo skuadër dështon të bëjë paraqitje dinjitoze në arenën ndërkombëtare, teksa i krahason edhe me kryesuesit e Premier League, Arsenalin.
"Italia më ngjan me Arsenalin e skuadrave kombëtare, e cila bazohet në sukseset e së kaluarës. Nuk kanë vizion të qartë loje si skuadër. Është e gjitha rreth individëve. Kjo nuk është Italia që kemi njohur në vitet 90' dhe në fillimet e vitit 2000. Është shumë e thjesht, ata nuk duan t'ia dinë për shpirtin luftarak siç e kanë patur Paolo Maldini, Fabio Cannavaro, Andrea Pirlo, Gianluigi Buffon dhe Francesco Totti", është shprehur anglezi.
????Paul Scholes on Italy failing to qualify for the World Cup three times in a row:
— (fan) Alex⁸ (@UTDAlex8) March 31, 2026
“Italy are like the Arsenal of national teams — full of hype based on past glory. They don’t play with a clear vision as a team; it’s all about individual touches. There are too many lazy… pic.twitter.com/OEKiji2nEf
