VIDEO/ Karrierë e lavdishme, PIQUE konfirmon fundin e një rrugëtimi të gjatë: Dashurinë time për Barcelonën do t’ua lë fëmijëve
Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi legjendar i Barcelonës ka vendosur përfundimisht largimin nga futbolli i luajtur. Gerard Pique me sfidën e së shtunës ndaj Almerias do të vulosi përfundimisht fundin e karrirës së tij futbollistike.
Pique tashmë në moshën 35 vjeçare, mes shumë trofeve botëror dhe europian do të zhvillojë ditë e shtunë, takimin e fundit për Barcelonën dhe karrirën e tij.
Në një video të postuar në rrjetet sociale ka përcjellur shumë momente të rrugëtimit të tij. Pique e pasqyron të gjithë karrirën e tij që nga hapat e parë dhe deri në momentin e fundit.
Pique i jep fund si kampion bote, kampion Europe, kampion i La Ligas, kampion i Premier League, kampion Superkupe e shumë e shumë trofeve të tjerë.