Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Jo vetëm kampionë në fushë, por edhe jashtë saj. Lojtarët bardheblu gatuajnë për qëndrën ditore “Aftësimi për jetën”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Jo vetëm kampionë në fushë, por edhe jashtë saj.

Tirana ditën e sotme do të përballet me Egnatian në “Elbasan Arena”, sfidë që do të startojë në orën 18:00 dhe që është e vlefshme për javën e 29-të të Abissnet Superiore.

Por përpara këtij dueli, bardheblutë kanë vendosur t’u dhurojnë familjeve në nevojë disa momente të bukura, ndërsa janë drejtuar ditën djeshme drejt qëndrës “Fundjavë Ndryshe”. Abazaj, Lushnja, Aleksi dhe Përgjoni gatuajë për fëmijët e qëndrë “Aftësimi për jetën”.

Një gjest fisnik nga kryeqytetasit të cilët kështu tregojnë se nuk janë kampionë vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, ku bëhet fjalë për të ndihmuar familjet në nevojë.

“KF Tirana shfrytëzoi ditën e djeshme për të vijuar traditën duke i dhuruar familjeve në nevojë një ditë ndryshe. Lojtarë të ekipit u drejtuan drejt qëndrës së solidaritetit "Fundjavë Ndryshe" atje nga ku buron shpresë e ndihmë për këdo që ka nevojë, për të përgatitur vaktet që do të ndanin me familje të ndryshme në qëndrën ditore “Aftësimi për jetën”. Të lumtur që arritëm t’i dhurojmë një ditë ndryshe fëmijëve që takuan nga afër familjen e madhe bardheblu”, shkruhet në postimin e skuadrës kryeqytetasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga