
Taulant Seferi është bërë protagonist në ndeshjen e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe me ekipin ku aktivizohet, Bani Yas.
Seferi u bë protagonist, por jo për mirë. Në ndeshjen e përfunduar 1-1 në kohën e rregullt, skuadra e ish-it të Tiranës shkoi në penallti përballë Al-Jazira. Pikërisht në ruletën e penalltive ekipi i Al-Jazira triumfoi 3-0.
11-metërsh pati mundësin të gjuante dhe Seferi, por gjuajtja e sulmuesit të Kombëtares shkoi shumë larg portës. Kështu 26-vjeçari nuk ndihmon për të shmangur eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Poll