Interi rikthehet te fitorja në Serie A. Zikaltrit mposhtën Empolin në transfertë me rezultatin 0-3. Protagonisti i ndeshjes ishte belgu Romelu Lukaku, i cili shënoi 2 gola. Goli tjetër u shënua nga Lautaro Martinez. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.
Pak minuta në dispozicion kishte edhe për lojtarin e kombëtares sonë Kristjan Asllani, i cili u fut në lojë në minutën e 87’.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e pestë, por duhet të pres ndeshjen e Milanit. Kuqezinjtë do të presin në San Siro në orën 18:00 skuadrën e Lecces.