Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ I mohoi titullin kampion Tiranës, telefonata e Abilaliajt rikthen Emiljano Vilën te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ I mohoi titullin kampion Tiranës, telefonata e Abilaliajt rikthen
Thonë se dashuritë e para nuk harrohen dhe me sa duket Emiljano Vila e vërteton këtë. Mesfushori i linjës së djathtë do t’i bashkohet sot Partizanit. Burime të besueshme bëjnë me dije se një telefonatë e drejtorit Arbër Abilaliaj ka bindur ish-in e kuq t’u thotë “Po” të kuqve. Ai pritet të firmosë sot pasdite kontratën e re me Partizanin për të dhënë kontributin e vet, sa herë që do ta thërrasë nevoja. Një rikthim për të tretën herë në kryeqytet, tashmë duke i besuar eksperiencës së tij. Në moshën 35-vjeçare, Vila do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Partizanit. Kujtojmë që në sezonin që lamë pas, ai shkëlqeu me Teutën. Madje ishte futbollisti që prishi planet e Tiranës duke i shënuar golin e fitores me fanelën durrsake, duke bërë që bardheblutë të penalizohen për titullin kampion. Një asist për Partizanin, që tashmë të kuqtë duket se e falënderojnë në këtë mënyrë duke e bërë pjesë të tyre për sezonin e ri.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga