Roma dhe Feyenoord luajnë sot në 21:00 për finalen e Conference League në Tiranë. Sfida është e shumëpritur, me tifozët nga Italia dhe Holanda që kanë pushtuar Tiranën.
Prej më shumë se 48 orësh kryeqyteti shqiptar është bërë qendër e futbollit në Europë, teksa kanë zbarkuar mijëra tifozë nga Italia dhe Hollanda. Edhe pse pa biletë për në “Arenën Kombëtare”, një pjesë e madhe e tyre do e ndjekin sfidën nga tre fan zonat e kryeqytetit.
Newsport.al sjell gjithçka që ndodh minutë pas minute:
21:00 - Nis finalja Roma vs Feyenoord. (LIVE)
20:58 - Super koreografi në stadium.
20:53 - Lorik Cana sjell trofeun në fushë.
20:49 - Pamje fantastike nga stadiumi, atmosferë e zjarrtë 10 minuta para nisjes së finales.
20:37 - Atmosfera e jashtëzakonshme në stadium.
20:36 - Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë mbërrin në stadium.

20:30 - Zbrazen zonat jashtë stadiumit, tifozët hyjnë në "Arenën Kombëtare".
20:25 - Legjenda Totti ulet në shkallët e "Arenës Kombëtare", tifozët e "çmendin" me foto. Perandori merr vëmendjen në stadiumin e Tiranës.
20:09 - Policia përdor forcën, largon tifozët e Feyenoord nga rrethimi i stadiumit. Holandezët pa biletë.
20:00 - Tifozi i Romës "ngatërron" vendin dhe gjendet me holandezët, tension dhe shtyrje në stadium. Italiani mes ultrasve të Feyenoord, shtyhet jashtë zonës së tyre.
19:56 - Festë në fan zonën e Romës te zona e Liqenit Artificial.

19:52 - Fëmijët që do shoqërojnë lojtarët takojnë idhullin e tyre, Lorik Cana.

19:47 - Policia plas në tokë tifozin e Feyenoord dhe i vendos prangat, tension me ultrasit holandezë jashtë stadiumit. Për fat situata qetësohet me policinë që ka lënë të lirë tifozin.
19:41 - Vijon marshimi i tifozëve të Feyenoord drejt stadiumit.
19:32 - Dalin formacionet zyrtare, Kumbulla e nis nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio, Karsdrop, Mancini, Ibanez, Smalling, Zalewski, Zaniolo, Pellegrini, Cristante, Mkhitaryan, Abraham
Feyenoord: Bijlow, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Kokcu, Sinisterra, Dessers, Nelson

19:31 - Edhe lojtarët e Romës zbresin në fushë.
19:30 - Lojtarët e Feyenoord prekin fushën e stadiumit. Vijnë të parët në arenë.

19:27 - Tifozët e Feyenoord të shumtë drejt stadiumit, djegin simbolet e Romës.

19:21 - Ekipi i Romës mbërrin në stadium. Emocionohen tifozët italianë.
19:12 - Ultrasit e Feyenoord marshojnë drejt stadiumit edhe pse shumica pa biletë. Holandezët afrohen sa më pranë stadiumit.
19:10 - Pamja e stadiumit.

19:07 - Nis të mbushte stadiumi, mijëra tifozë presin në radhë.
19:02 - Feyenoord publokon pamje nga korridoret e stadiumit dhe fusha.
19:00 - "Lumë" njerëzish në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Tifozët marrin në zotërim qytetin.
18:53 - Tifozët e Romës kanë nisur hyrjen në stadium me këngë.
18:49 - Pamje fantastike jashtë stadiumit në Tiranë.
18:43 - Tifozi i Feyenoord arrestohet pranë stadiumit. Holandezi kaloi kordonin e parë të sigurisë ndërsa më pas iu vendosën prangat për ta shoqëruar në komisariat. Nuk dihen arsyet.
18:38 - Fusha dhe kushtet perfekte, tifozët nisin të zënë vendet në stadium.
18:37 - Efektet e birrës te tifozët e Feyenoord.

18:35 - Tifozët e Romës futen nga sektori i tyre.
18:33 -Shumë tifozë presin radhën. Policia në gatishmëri.


18:28 - Tifozët e parë pozicionohen në stadium.

18:27 - Dyndje në hyrjet e stadiumit.

18:25 - Tifozët me fanellën e Romës nuk lejohet të kalojnë te rruga Papa Gjon Pali 2, për mos pasur konfrontime. Kalimi i tyre do bëhet nga Rruga e Elbasanit.
18:21 - Policia nuk lejon mjete të forta. Cakmak, shishe, karikues madje edhe cokollata shihen ne tokë.

18:19 - Kontrolle të imtësishme para hyrjes në "Arenën Kombëtare". Radhë e gjatë e tifozëve.

18:13 - Tifozët e Feyenoord provokojnë ata të Romës, duke luajtur me gërmat. “Kiss my AS (s) Roma” shkruhet në fanellat e tyre, që falë “s” së përcjellin mesazhin “Më puth prapanicën Roma”.

18:00 - Nis hyrja e tifozëve në stadium. Siguri dhe kontroll maksimal. Asnjë send i fortë nuk do iu lejohet tifozëve. 19. 500 tifozë priten në stadium.

17:50 - Stafi mjekësor dhe urgjenca marrin udhëzimet e fundit.
