Foto ilustruese
Futbolli kolumbian është tronditur nga ndarja nga jeta në moshën 18-vjeçare e talentit Santiago Castrillon. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë sfidës mes Millonarios dhe Independiente Santa Fe në kuadër të turneut U20.
Santiago Castrillon
I riu u shemb papritur në fushë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar panik te të pranishmit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit në spital, ai nuk arriti të mbijetojë.
“Sot futbolli ndalet, zemra blu është thyer. Me dhimbje të thellë përshëndesim lojtarin tonë, i cili nuk jetonte vetëm për futbollin, por e ndante atë me një buzëqeshje që do të mbetet përherë në kujtesë”, shkruhej në reagimin prekës të klubit të Millonarios.
Poll



