Armando Broja dhe Mario Mitaj në stërvitje me Kombëtaren
Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës play off për Botërorin 2026 ndaj Polonisë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë.
Në këtë seancë stërvitore nuk kanë munguar sigurisht edhe yje si Armando Broja apo Mario Mitaj. Madje, në fillim të stërvitje, dyshja u bë protagoniste, pikërisht në momentin që po futeshin në fushën e blertë.
Broja me topin në këmbë, e kalon atë mes këmbëve të Mitajt. Ky i fundit pranoi realitetin e klasit të sulmuesit të Burnley, duke e kaluar këtë moment me një buzëqeshje.
Poll



