Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në LaLiga, pasi ka shënuar përmes penalltisë. Ky është goli i parë në ndeshjen që Granada po fiton 1 me 0 ndaj Real Sociedad, teksa luhet minuta e 21’.
Për Uzunin ky është goli i 8 sezonal. Sulmuesi i Kombëtares po bën mjaft mirë, ndërsa kujtojmë se se në LaLiga ka asistuar dhe 1 herë tjetër.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Nëse arrin te fitorja, Granada do merrte 3 pikë shumë të rëndësishme përballë një rivali të fortë si Real Sociedad.
Granada mban vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Real Sociedad në anën tjetër mban vendin e 7 dhe synon që të përmbysë gjithçka për t’u futur në zonën e Europës.
Goli i shënuar nga Myrto Uzuni: (VIDEO)