Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ GOL që ngriti “peshë” gjithë stadiumin, Eneo BITRI e bën “sefte” në kampionatin çek

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ GOL që ngriti “peshë” gjithë stadiumin, Eneo

Eneo Bitri ka arritur të gjejë golin ditën e sotme me skuadrën e Banik Ostrava. Ish-mbrojtësi i Partizanit startoi nga minuta e parë takimit ndaj Slovacko, ndërsa shpërbleu edhe besimin e trajnerit të tij.

Bitri në minutën e 30-të të kësaj sfide arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës, duke shënuar një supergol në portën e kundërshtarit. Ky gol ngriti peshë gjithë të pranishmit në stadium, të cilët u “ngritën” në këmbë për të festuar bashkë me 26-vjeçarin, pasi i dha avantazhin skuadrës së tij.

Ky është edhe goli i parë i ish-lojtarit të demave me fanelën e Ostravës që prej kalimit në muajin janar, nga skuadra e Partizanit. Kujtojmë se Ostrava po udhëheq me golin e Bitrit, teksa luhet minuta e 72-të e sfidës.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga