
Arbnor Muja është shfaqur protagonist me fanellën e Antwerp. Në ndeshjen që ekipi i tij po luan përballë Westerlo e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit belg, Muja ka shënuar golin e vetëm të takimit.
Pjesa e parë e kësaj sfide sapo është mbyllur dhe Antwerp po kryeson 1-0 pikërisht me golin e Mujës. 25-vjeçari shënoi një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës në minutën e 45’ të sfidës.
Për futbollistin nga Mitrovica ky është goli i gjashtë në kampionat këtë sezon, teksa numëron edhe tre asistime.
Goli i Arbnor Mujës. (VIDEO)
Poll