
Albion Rrahmani ka shënuar golin e dytë të ndeshjes, që Rapidi i Bukureshtit po fiton 2-0 ndaj FCSB. Një gol 100% shqiptar, pasi dhe asistimi erdhi nga Ermal Krasniqi në minutën e 53’. Një fitore në Derbi do ishte çfarë kërkojnë tifozët nga Rapidi, që aktualisht ndodhet i dyti në renditje.
Kujtojmë se ky gol është i dyti për Albion Rrahmanin në kampionatin rumun. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës këtë sezon është penguar disa ndeshje, prej dëmtimit që tashmë është lënë pas.
Në këtë ndeshje spikat te Rapidi treshja titullare shqiptare. Florent Hasani, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi prej ndeshjesh po japin kontributin e tyre si startues me skuadrën rumune.
Goli i Albion Rrahmanit: (VIDEO)
Poll