
EGNATIA – PARTIZANI 1-1 (Malota 11’/ Bintsouka 13’)
Ndeshja: Është mbyllur në barazim ndeshja mes Egnatias dhe Partianit. Skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në sfidën e riluajtur në “Egnatia Arena”. Kjo përballje u ndërpre më 11 nëntor për shkak të atakut kardiak që pësoi Raphael Dëamena.
Ditën e sotme skuadrat nisën lojën me homazhe në nder t ëish-kapitenit të rrogozhinasve, teksa loja rifilloi në minutën e 24-të. Pjesa e parë nuk pati shumë raste të pastra, me ekipet që kërkonin më tepër të merrnin nën kontroll lojën.
Pjesa e dytë do të ishte më e luftuara, ku rastet ishin sa nga njëra portë në tjetrën. Portierët do të ishin protagonistë me pritjet e tyre në këtë duel që disa herë u thanë “JO” sulmuesve.
Gjatë 90 minutave nuk do të kishte ndryshim rezultati me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë në duelin e kreut. Tashmë Egnatia dhe Partiani vazhdojnë të bashkëkryesojnë me nga 27 pikë dhe ndajnë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në tabelën e klasifikimit. Kujtojmë se Demat kanë dhe një sfidë më shumë për të zhvilluar atë ndaj Teutës, e vlefshme për javën e parë të Superiores.
Abissnet Superiore: Java e 13
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet Zyrtare:
Egnatia (4-3-3): Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Musta; Zejnullai, Aleksi, Fernando; Isgandarli, Spahiu, Paulauskas. Trajner: Edlir Tetova
Partizani (4-3-1-2): Qirko; Murataj, Preka, Bytyçi, Sembene; Mehmeti, Rrapaj, Maguette; Taipi; Cara, Bintsuka. Trajner: Arbër Abilaliaj
Komenti i ndeshjes pas minutën 24-të:
90+8'- Mbyllet 1-1 sfida ne Rrogozhine.
90+7'- E paabesueshme cffare humbet Musta, dergopn topin mbi porte. (VIDEO)
89'- Egnatia provon dy hre radhasi, por Qirko eshte i pakalueshem.
88'- Mensah humbet nje tjeter rast te paster per gol, vetem per vetem me portierin nuk gjen dot porten.
81'- Demtim i rende per Atil Bytycin, mbrojtesi i Partizanit del duke qare nga fusha e lojes, (VIDEO + VIDEO)
75'- Mensah merr nje kros qe nga mesi i fushes dhe provon te kaloje mbrojtjen rrogozhinase, por Musta ndal lojtarin e kuq. (VIDEO)
71'- Isgandarli ka nje tjeter rast, por topi i goditur prej tij shkon ne duart e Qirkos.
62'- Egnatia kerkon golin me Isgandarli. lojtari azerbajxhanas nuk kordinohet sic duhet duke shperdoruar nje mundesi te arte. (VIDEO)
55'- Sherri ben mrekulline, Portieri i Egnatias ndal nje gol te sigurte, teksa Rrapaj krosoi per Caran, ky i fundit nuk kalon dot Sherin. (VIDEO)
48'- Egnatia i shkon prane golit te dyte. Xhemajli ben me te veshtiren para Qirkos. (VIDEO)
46'- Nis pjesa e dyte. Partizani niset ne kudnersulm me Caren, por pa rrezik.
45+1 Pano Qirko i thote "JO" golit te Egnatias, Isgandarli ndalet nga gardiani i kuq. (VIDEO)
35'- Tjeter rast per Partizanin. Demat nisen ne kundersulm, por Rrapaj nuk e shfryteson mundesine sic duhet. (VIDEO)
33'- Partizani ka dy raste fantastike per te gjetur golin. Fillimisht Cara kroson ne zone, por topi nuk shkon te Murataj dhe se dyti Taipi kroson nga goditja e kendit por topi i goditur nga Sembene shkon siper portes se Sherrit. (VIDEO + VIDEO)
28'- Egnatia niset ne kundersulm, Paulaskas krijon rastin e pare per gol. (VIDEO)
26'- Musta nderhyn gabimisht ndaj Murataj, Hamiti e ndeshkon me karton te verdhe.
24’- Rinis ndeshja në “Egnatia Arena” me 1 minut heshtje për nder të Raphael Dëamenas. Ka disa ndryshime te formacioni i Partizanit. Alban Hoxha është i operuar dhe Buxhelaj vjen i dëmtuar nga ndeshjet e kombëtareve. Të dy zëvendësohen nga Qirko dhe Sembene, teksa Mba do të jetë në stol. Ndërkohë te Egnatia nuk ka ndryshime, me Isgandalin që luan në vendin e Dwamenas, i cili u zevendesua para se te ndërpritej ndeshja. (VIDEO)