
VLLAZNIA 1-1 ERZENI
Vllaznia dhe Erzeni kanë barazuar 1 me 1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët dështojnë të kthehen te fitorja, pasi kishin humbur me Kukësin.
Një tjetër ekip në fundin e tabelës, i merr shkodranëve pikë. Golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa të parin e gjeti Bekim Balaj për Vllazninë. Blazevic u kujdes t’i jepte 1 pikë Erzenit.
Kategoria Superiore: Java e 29-të
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Olsid Ferhataj
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Sala, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
ERZENI: Hasanbelli, Sadiki, Atanda, Peposhi, Migone, Mellugja, Maliqi, Blazeviç, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka. Trajner: Alfred Deliallisi
Rastet e ndeshjes:
81' Vllaznia pretendon penallti. (VIDEO)
72' Redon Mihana humb mundësinë për të përmbysur ndeshjen. (VIDEO)
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
39' Gooool! Erzeni rikthen baraspeshën me Blazevic. (VIDEO)
28' Gooool! Bekim Balaj i jep avantazhin Vllaznisë. (VIDEO)
15' Trajneri i Erzenit, Deliallisi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak protestash.
12' Bekim Balaj pranë golit. (VIDEO)
1' Starton ndeshja në Shkodër.