
Tirana 2-0 Teuta
Abissnet Superiore: Java 11
Stadiumi: Selman Stërmasi
Arbitër: Laver Alla
Formacionet Zyrtare:
Tirana (4-4-2): Kozi; Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Haxhiu, Deliu, Hila, Abazaj; Hasani, Kaina. Trajner: Julian Ahmataj
Teuta (3-5-2): Dema; Alla, Qaqi, Kotobelli; Kruja, Daja, Beqja, Karabeci, Gjinollari; Fili, Daci. Trajner: Edi Martini
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
87' Gjumsi tenton supergolin me roveshatë, por sfera shkon mbi traversë.
83' Penallti për Tiranën e fituar nga Ermal Meta. Florent Hasani tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe mposht portierin Dema.
75' Gafë e pafalshme e mbrojtjes së Teutes, por Hasani bën 'bujarin' dhe prish aksionin e rrezikshëm të Tiranës.
66' Tenton golin e dytë Tirana, Haxhiu pason për Kainan i cili nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë. Megjithatë, gjyqtari aksioni nuk vlen pasi arbitri akordon pozitë jashtë loje.
61' Kotobelli provon nga distanca me të djathtën, por pa cënuar portën e Tiranës.
50' Shpëton Tirana, Beqja godet traversën pas krosimit nga këndi.
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
37' Karabeci godet nga faulli, topi devijohet në mur dhe shkon drejt e në duart e portierit Kozi.
25' Krosim i lartë i Krujës drejt zonës, Daci kërcen mbi të gjithe por nuk arrin t'i japë devijimin e duhur topit për ta çuar në rrjetë.
12' GOL! Skemë perfekte e Tiranës, Hasani ndëshkon Teutën.
7' Tirana pranë golit, Haxhiu kroson për Kainan i cili godet me kokë, por topi shkon mbi traversë
5' Kruja driblon bukur nga e djathta dhe godet me të majtën nga jashtë zone, por portieri Kozi devijon topin larg portës së tij.
1' Nis ndeshja në kryeqytet, Tirana dhe Teuta synojnë rikthimin te fitorja.