Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Florent HASANI udhëheq Tiranën në krye, bardheblutë mposhtin Kukësin dhe lënë pas Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Florent HASANI udhëheq Tiranën në krye, bardheblutë

Tirana 1-2 Kukësi (Hila 42', Hasani 89'p / Rashiti 51')

Kategoria Superiore: Java 28

Stadiumi: Elbasan Arena

Gjyqtar: Laver Alla

Formacionet Zyrtare:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Hila, Aleksi, Lushkja; Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi

Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca; Momoh, Sh. Taipi; Hasaj, Gj. Taipi, Owusu; Rashiti. Trajner: Rraman Hallaçi

Komenti minutë pas minute:

90+7' Përfundon ndeshja, Tirana merr 3 pikë të arta që i japin kreun e kampionatit.

89' Tirana rikthen avantazhin me 11-metërsh, Hasani tregohet i saktë para Tafas.

78' Nuk i mjaftojnë ata të Kukësit, Bekajt i dalin "kundër" edhe lojtarët e tij, gardiani detyrohet të bëjë sërish shpëtimtarin

73’ Hasani provon nga distanca por topi devijohet nga Ebert dhe mbetet në mes të zonës, vrapojnë Nikqi dhe Tafas por gardiani e ka më pranë.

68' Përplasje e frikshme mes Rashitit dhe Bekajt, sulmuesi i Kukësit "fluturon" në zonë

55'

51' Kukësi rikthen baraspeshën me RASHITIN, mbrojtja e Tiranës "flë gjumë"

46' Nis pjesa e dytë. Tirana menjëherë në sulm, dy raste flagrante nga Hasani dhe Lushkjapor asnje nuk e dergon topin në rrjetë.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.

42' Shpërthen festa në "Elbasan Arena", Tirana kalon në avantazh me Ardit HILËN

32' Aksion i shpejtë i Kukësit, Dragoshi nxjerr zbuluar Shqiprim Taipin përpara zonës por goditja e tij grushtohet mrekullisht nga Bekaj.

23' Kristal Abazaj afrohet prane golit të parë me fanellën e Tiranës, por Ndreca i mohon festën.

11' Top i gjatë kap në befasi mbrojtjen bardheblu, Hasaj ul topin në zonë por Përgjoni bën heroin duke shpëtuar skuadrën.

8' Florent Hasani provon nga distanca por topi shoqërohet jashtë nga portieri Tafas.

3' Goditje dënimi për Kukësin, Gjelbrim Taipi tenton nga 25 metra por topi përplaset në mur.

1' Fillon ndeshja në "Elbasan Arena", Tirana dhe Kukësi 90 minuta për të gjetur fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga