
MILAN 1-0 FIORENTINA (45+2 Theo Hernandez)
Milan ka marrë një fitore zemre me rezultatin 1 me 0 kundër Fiorentinës. Tri pikë të arta, për të cilat u vuajt deri në fund, ku Maignan i Milanit bëri dhe heroin.
Po ashtu Milan vendosi rekord me aktivizimin e Francesco Camarda, i cili është vetëm 15 vjeç. Me këtë fitore Milan u ngjit në vendin e tretë, ndërsa Fiorentina mbetet në vendin e 6 që të çon në Conference League.
Seria A: Java e 13-të
Stadiumi: “San Siro”
Arbitër: Marco Di Bello
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Maignan, Hernandez, Tomori, Thiaw, Calabria, Musah, Pobega, Reijnders, Pulisic, Pulisic, Chukwueze, Jovic. Trajner: Stefano Pioli
FIORENTINA: Terracciano, Parisi, Milenkovic, Martinez, Biraghi, Duncan, Arthur Melo, Sottil, Bonaventura, Gonzalez, Beltran. Trajner: Vincenzo Italiano
Komenti minutë pas minute:
FT/ Milan 1-0 Fiorentina
96' Pritje e pabesueshme nga Maignan i Milanit. (VIDEO)
90' Milan është me fat në fundin e sfidës. (VIDEO)
75' Ballë për ballë me portierin, Milan shfrytëzon rast për gol. (VIDEO)
49' Maignan bën mrekullinë dhe i mohon golin Fiorentinës. (VIDEO)
48' Milan flirton me golin. (VIDEO)
HT/ Milan 1-0 Fiorentina
45+2' Gol me penallti i Milanit nga Theo Hernandez (VIDEO)
44' Rast i artë për Milanin. (VIDEO)
43' Sfida ka filluar të ketë më shumë ritëm me të dyja skuadrat që provojnë të gjejnë avantazhin.
30' Tjetër rast për Milanin që nuk shfrytëzohet si duhet nga Calabria. (VIDEO)
23' Predhë e Milanit që devijohet nga Terracciano për në këndore. (VIDEO)
17' Ndeshje e vakët dhe pa raste ne “San Siro”.
1’ Milani dhe Fiorentina në ‘luftë’ për 3 pikët, starton sfida në “San Siro”.