
Vllaznia 2-1 Egnatia (Balaj 2', Gruda 54' / Ndreca 27')
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Egnatias e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 2-1 të vendasve. Golat për Vllazninë u shënuan nga Balaj dhe Gruda, ndërsa për Egnatian, rrugën e rrjetës e gjeti Ndreca.
Me këtë fitore Vllaznia mbetet në vendin e tretë, por shkon në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të dytë dhe i lë targën Tiranës duke iu shkëputur me 6 pikë. Egnatia mbetet në vendin e parë në kuotën e 48 pikëve.
Kategoria Superiore: Java e 24-të
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Krymi, Mala, Alivoda, Çoba, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dylis, Xhemajli, Ndreca, Drame, Aleksi, Fernando, Ibrahimoglu, Spahiu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova
Rastet e ndeshjes:
90+5' Përfundon ndeshja, Vllaznia mposht Egnatian 2-1.
54' Gruda rikthen Vllazninë te avantazhi. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+1 Vendosin dy gola, Vllaznia dhe Egnatia mbyllin në "paqe" pjesën e parë.
27' Ndreca si Van Basten, Egnatia shënon golin e barazimit. (VIDEO)
14' Montenegro tund shtyllën. (VIDEO)
2' Dy minuta për golin e parë, Bekim Balaj "ndez" festën shkodrane. (VIDEO)
1' Starton ndeshja.