
Udinese 2-3 Milan
(Samardzic 42', Thauvin 62'/ Loftus-Cheek 31', Jovic 83', Okafor 93')
Milani ka fituar përballë Udineses në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A. Skuadra e Stefano Piolit triumfoi me rezultatin 2-3.
Si fillim ishte Milani që kaloi në avantazh me anë të Loftus-Cheek, por Udinese “shtangu” miqtë duke përmbysur me Samardzic dhe Thauvin. Por në fundin e sfidës, Milani u rikthye në lojë, me kuqezinjtë që rikthyen avantazhin duke realizuar një tjetër përmbysje. Goli i dytë për “Djallin” u shënua nga Luka Jovic në minutën e 83’, ndërsa Okafor në të 93-tën.
Pas kësaj fitore, Milani vazhdon të shpresojë të gara për titull duke “blinduar” vendin e tretë me 45 pikë të grumbulluara, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 17-të në kuotën 19 pikë.
FORMACIONET ZYRTARE:
UDINESE (3-5-1-1): Okoye; Ferreira, Pérez, Kristensen; Ebosele, Samardzic, Lovric, Walace, Kamara; Pereyra; Lucca, Pereyra.
MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Gabbia, Kjaer, Théo Hernandez; Loftus-Cheek, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
Komenti minutë pas minute:
93' GOOOOL! Okafor shënon të tretin për Milanin dhe i jep avantazhin përsëri. (VIDEO)
83' GOOOOL! Luka Jovic rikthen baraspeshën. (VIDEO)
62' GOOOOL! Thauvin përmbys ndeshjen. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë e sfidës
45+7' Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
42' GOOOOL! Udinese barazon me Samardzic. (VIDEO)
37' Mike Maignan rikthehet në fushë. (VIDEO)
35' Thirrje raciste ndaj Mike Maignan, portieri i Milanit braktis sfidën. (VIDEO)
31' GOOOOL! Loftus-Cheek kalon Milanin në avantazh. (VIDEO)
16' Giroud pranë golit të avantazhit, portieri i Udineses i thotë "JO". (VIDEO)
1' Starton sfida në "Stadio Friuli"