Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sa shumë vuajtje për 3 pikë, Shqipëria U21 mposht Armeninë në transfertë dhe merr fitoren e parë në kualifikuese

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sa shumë vuajtje për 3 pikë, Shqipëria U21 mposht

U21/ Armenia 1-2 Shqipëria

UEFA Euro 2025: Kualifikueset

Grupi E: Ndeshja e parë

Stadiumi: Abovyan City

Arbitër: R. Gidzhenov (Bullgaria)

Formacionet Zyrtare:

Armenia (4-2-3-1): Matinyan; Mnatsakanyan, Muradyan, Simonyan, Ayvazyan; Avansyan, Piloyan; Alverdyan, Iskenderyan, Tarakchyan; Vardanyan. Trajner: R. Nazaryan

Shqipëria (4-3-3): Simoni; Ismaili, Bajrami, Dajko, Buxhelaj; Berisha, Pecani, Bibo; Kurtulan, Shpendi, Rexhepi. Trajner: A. Bushi

Komenti minutë pas minute:

90+15' Përfundon ndeshja.

90' Akordohen 14 minuta shtesë.

85' Një 'silurë' ngushton diferencën, Armenia ndëshkon Shqipërinë.

81' Gabon Simoni, portieri provon të pasojë për mesfushorin por topi rrëmbehet nga kundërshtari që godet larg portës.

75' Vijnë dritat, rifillon ndeshja.

65' Pezullohet ndeshja në Armeni, fiken dritat e stadiumit.

64' Pranë golit Armenia, Buxhelaj humbet topin në të majtë dhe kundërshtarët futen në zonë. Pasim para portës, por goditja shkon ngjitur me shtyllen.

46' Nis pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë.

37' Shqipëria shkund rrjetën e dytë, Rexhepi i jep avantazhin e dyfishtë kuqezinjve.

32' Provojnë të reagojnë armenët, goditje nga jashtë zonës por shumë larg portës.

28' Super Stiven Shpendi, driblim fantastik dhe eurogol për t'i dhënë avantazhin Shqipërisë.

20' Aksion i mirë i Berishës dhe Rexhepit, dyshja gjen Shpendin në zonë i cili bllokohet më pas nga mbrojtësit armen.

12' Kurtulan 'vallëzon' mes kundërshtarëve dhe pason për Berishë, i cili godet for me të majtën me topin që shkon ngjitur me shtyllën.

1' Fillon ndeshja.

NDESHJA LIVE:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga