Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitore me shpresa titulli për Milanin, kuqezinjtë mposhtin Napolin në “San Siro”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me shpresa titulli për Milanin, kuqezinjtë mposhtin

Milan 1-0 Napoli (Theo 25')

Milani ka mposhtur Napolin në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme e cila ishte e vlefshme për javën e 24-të të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Sfida nisi më mirë për Milanin të cilët e kërkuan më shumë golin, të cilin e gjetën me anë të Theo Hernandez në minutën e 25’. Pjesa e parë e sfidës u mbyll 1-0 për Milanin. Me nisjen e pjesës së dytë, Napoli u ringjall, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por pas 90 minutave triumfuan kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Pas kësaj fitore, Milani mbetet në vendin e tretë në kuotën e 52 pikëve, 8 më pak se Interi kryesues. Në krahun tjetër, Napoli renditet i nënti në tabelë, me vetëm 35 pikë të grumbulluara pas 23 javësh.

FORMACIONET ZYRTARE:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Adli, Bennacer; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud. Trajner: Stefano Pioli

NAPOLI (3-5-2): Gollini; Ostigard, Rrahmani, Juan Jesus; Di Lorenzo, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Mazzocchi; Kvaratskhelia, Simeone. Trajner: Walter Mazzarri

Rastet e ndeshjes:

50' Loftus-Cheek rrëzohet nga Rrahmani, Milani kërkon penallti. (VIDEO)

46' Starton pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë, Milani udhëheq 1-0 me golin e Theos.

25' GOOOOOL! Theo kalon Milanin në avantazh. (VIDEO)

10' Napoli pranë golit, Simeone "tremb" portierin e kuqezinjve. (VIDEO)

1’ Starton supersfida Milan-Napoli në “San Siro”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga