Erzeni (3-5-2): Xhika; Iljazi, Leao, Enck; Osmanllari, Mehmeti, Alan, Kahrimanovic, Kadriu; Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Partizani (3-5-2): Rexhepi; Sota, Telushi, Preka; Atanaskoski, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj; Da Silva, Mba. Trajner: Giovanni Colella
Komenti minutë pas minute:
90+10' Mbyllet ndeshja.
90+9' Penallti për Erzenin, Atanaskoski nderhyn gabim dhe Kahrimanovic e kthen në gol.
86' Partizani mbyll logaritë, Ëngjëll HOTI futet nga stoli dhe shënon golin e qetësisë
84' Sota merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga loja.
76’ Protesta të shijakasve që kërkojnë penallti pas një dueli në zonë mes Kadriut dhe Muratajt, me futbollistin e Erzenit i cili përfundon në tokë. Gjyqtari Lata bën shenjë që loja të vazhdojë.
60' Skemë perfekte e Partizanit, Rrapaj, Telushi dhe më pas Da Silva zhbllokojnë ndeshjen.
52' Mba provon një aventurë, godet me të parën nga distanca e largët por jashtë portës.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
42' Osmanllari avancon drejt portës dhe më pas godet por topi shkon ngjitur me shtyllën.
37’ Mba merr mirë fundoren në të djathtën dhe pason në qendër, teksa nuk gjen Rrapajn dhe Da Silvën duke i dhënë mundësinë mbrojtjes që të largojë sferën.
36’ Hadroj nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar lehtësisht në zonë, Da Silva nuk ia del të devijojë drejt portës.
31’ Da Silva ia del nga e majta të pasojë në qendër dhe Mba devijon lehtësisht, por Xhika mbërthen pa shumë probleme topin i rrethuar nga mbrojtësit e skuadrës së tij.
19' Mrekulli nga Bekim REXHEPI, gardiani i Partizani shpëton 2 herë të kuqtë.
16' Harkim i rrezikshëm në zonë nga Alan, topi devijohet lehtë fillimisht por pastron Preka nga zona.
12' MBA i vetëm me portierin, por Dashamir XHIKA i mohon golin ish-skuadrës së tij
1' Fillon ndeshja në Niko Dovana.