Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Fitojnë FA Cup pas 5 vitesh, “djemtë” e GUARDIOLËS nuk njohin limite. GUNDOGAN mposht UNITED dhe afron Cityn me tripletën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitojnë FA Cup pas 5 vitesh, “djemtë” e

CITY - UNITED 2-1 (Gundogan 1', 51'/ Fernandes 32')

Ndeshja: Manchester City është skuadra fituese e Fa Cup, teksa në derbi mposhti 2-1 ekipin e United. Një ndeshje spektakolare e zhvilluar në “ëembley” ku djemtë e Pep Guardiolës arritën të bënin të tyre trofeun.

Ilkay Gundogan hyri në historinë e FA Cup pasi u bë lojtari i parë që shënon golin më të shpejtë në histori në këtë kompeticion. Kapiteni gjeti rrugën e rrjetës pas 14 sekondash. “Djajtë” do të barazonin në minutën e 32-të me Fernandez që shndërroi në gol një penallti.

Pjesa e dytë do të niste e luftuar, teksa në të 51-tën sërish Gundogan do të kalonte Cityn në avantazh. “Qytetarët” rikthehen te triumfi në Fa Cup pas 5 vitesh dhe tashmë djemtë e Guardiolës janë vetëm një hap larg tripletës, pasi janë edhe në finalen e Champions. Në këtë mënyrë City e fiton për herë të 7-të në histori Fa Cup. Ky është trofeu i dytë  me për këtë sezon.

Finalja e FA Cup

Stadiumi: "Wembley Stadium"

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ortega, Akanji, De Bruyne, Dias, Grealish, Gundogan, Haaland, Rodry, Silva, Stone, Walker

Manchester United: De Gea, Casemiro, Eriksen, Fernandees, Fred, Lindelov, Rashford, Sancho, Shaw, Varane, Wan-Bissaka.

Komenti minutë pas minute:

90+4'- Mbyllet em fitoren e Cityt. FA Cup shkon ne duart e "Qytetareve" te Guardiolës me shifrat 2-1.

51'- Gundogan eshte i pandalshem. Shenon golin e dyte personal ndaj United. 2-1

46'- Nis pjesa e dyte.

45'- Mbyllet pjesa e parë. s'ka fitues ne 45-minutat e para te finales Fa Cup.

40'- Raste ne te dyja portat, por rezultati mbetet 1-1.

32'- Fernandes e merr persiper 11-metershin dhe nuk gabon. Barazohen shifrat ne "Wembley"

30'- United pretendon per penallti, gjyqtari e rishikon ne VAR dhe akordohet 11-të metersh per djajte.

1'- Ilkay Gundogan shënoi që në sekonden e 14-te për rezultatin 1:0

1'- Starton sfida në "Wembley". City dhe United përplasin "brirët".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga