
Erzeni 2-1 Korabi (Sadiki 3', Mehmeti 93' / Tabaku 20')
Superiore: Play-Out
Stadium: Niko Dovana
Gjyqtar: Eldorjan Hamiti
U luajt ditën e sotme finalja e Play-Off në kampionatin e futbollit shqiptar, me Erzenin dhe Korabin që u përballën në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.
Erzeni arrin të sigurojë mbijetesën në Superiore teksa mposhit Korabin në më shumë se 120 minuta lojë. Golin e parë e shënuan shijakasit me Sadikin në minutën e 3-të ndërsa dibranët barazuan në të 20-tën me Tabakun duke mbyllur me këtë rezultat 90 minutat e kohës së rregullt. Me fillimin e 30 minutave shtesë do të ishte mesfushori Adnard Mehmeti që do të shënonte golin e fitores dhe të shpërthente festën në stadium.
Shijakasit shpëtojnë kështu sezonin dhe sigurojnë pjesëmarrjen edhe për një vit në elitën e futbollit shqiptar ndërsa dibranët duhet t’ja nisin sërish nga Kategoria e Parë.
Formacionet Zyrtare:
Erzeni (3-5-2): Xhika; Krivicic, Sadiki, Leao; Kadriu, Kahrimanovic, Mehmeti, Alan, Peposhi; Nonato, Ademi. Trajner: Alfred Deliallisi
Korabi (4-3-3): Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Lilaj; Joti, Lila, Tabaku; Kasalla, Keko, Beshiraj. Trajner: Shpend Kumbraçe
Komenti minutë pas minute:
120+4' Përfundon ndeshja.
115' Erzeni gjen golin me Kapllanin, por festa anulohet pasi asistuesi Alan ishte në pozitë jashtë loje.
108’ Nonato niset i vetëm drejt zonës, Qyrani del dhe ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj tij. Por portieri shpëton nga kartoni pasi sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
106' Nisin 15 minutat finale.
105+3' Mbyllet shtesa e parë.
100' Korabi pretendon për penallti, por Hamiti ndëshkon me të verdhë Kasallën për simulim.
93' Adnard Mehmeti kalon në avantazh Erzenin, parabël portierit dhe dërgon topin në rrjetë.
92' Kadriu futet mirë në zonë, godet me të majtë por tregohet i pasaktë.
91' Nisin 30 minutat shtesë.
90+6' Përfundon koha e rregullt, ndeshja shkon në shtesa.
80’ Mehmeti hyn në zonë nga e djathta, çon topin në qendër ku nuk devijon askush dhe sfera shkon në anësore në krahun tjetër.
61’ Kadriu gjuan nga jashtë zonës, askush nuk arrin të devijojë sferën para Qyranit dhe topi përfundon jashtë.
55’ Tabaku merr topin në hyrje të zonës dhe gjuan, por pa ia dalë të krijojë probleme për portierin e Erzenit.
51’ Një harkim në zonë nga e majta gjen devijimin e Lilës drejt portës por jo aq sa për të shqetësuar Xhikën.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
43’ Keko niset në kundërsulm nga e majta dhe harkon në zonë për Jotin i cili po vinte me shpejtësi në zonë. Por futbollisti i dibranëve nuk gjen kontaktin me sferën pa arritur të gjuajë në portë.
41’ Harkim i Peposhit nga e majta, Ademi gjuan me kokë duke dërguar sferën mbi traversën e pertës së dibranëve.
36’ Kombinime të shpejta të shijakasve në krahun e djathtë, Ademi harkon në zonë por Qyrani pret në shtyllën e parë.
26' Penallti për Erzenin dhe protesta nga Korabi, ndërhyrja e VAR i jep të drejtë dibranëve.
20' Barazohet rezultati, Tabaku vepron bukur në zonë dhe me të majtën tund rrjetën e Erzenit.
7’ Top në thellësi për Kekon i cili niset drejt portës, por më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
3' Pasim i shkurtër nga këndorja për Alan, braziliani kroson në zonë dhe Nehar Sadiki fluturon mbi të gjithë duke dërguar topin në rrjetë.
1' Fillon ndeshja.