
Teuta-Erzeni 1-2 (L.Vila 48', Kahrimanovic 54', Nonato 68')
Është mbyllur me fitoren e Erzenit derdi i Durrësit, me shijakasit që ia dolën të sigurojnë 3 pikët ndaj Teutës, teksa e mposhtën këtë të fundit me shifrat 2-1. Një ndeshje ku spektakli ishte rezervuar vetmë për pjesën e dytë, ku skuadrat shënuan golat por edhe patën raste të njëpasnjëshme për të shënuar sërish.
Do të ishin djemtë e detit në minutën e 48 do të mposhte portierin Xhika me një goditje të bukur, ndërsa festa nuk do tëë zgjaste shumë pasi shijakasit do të gjenin golin me kroatin, Kahrimanovic 54’. Një tjetër gol i huaj do të shënohej në këtë sfidë për Erzenin, teksa këtë herë do t ëishte Nonato që pas asistit të Ademit nuk do ta kishte të vështirë të mposhte për herë të dytë Qirkon.
Me këtë fitore Erzeni ngjitet në vendin e 2-të në klasifikim me 20 pikë, 2 më pak se Tirana kryesuese, ndërsa është në pritje të Partizanit për të mësuar se në çfarë pozicioni do të mbyllë këtë cit.
Ndërkohë nga krahu tjetër Teuta mban vendin e fundit me 8 pikë, pas 12 javësh të luajtura, me Bledi Shkëmbin që duhet të gjejë “çelësin” e suksesit për të “zgjuar” skuadrën.
Formacionet zyrtare:
Teuta: Qirko; Kotobelli, Kouros, Idrizaj, A.Marku; L.Beqja, E.Vila, Karabeci; L.Vila, Gruda, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi
Erzeni: Xhika; Enck, Krasniqi, Sadiki; Kadriu, Kriviçiç, Mehmeti, Kahrimanovic, Peposhi; Ademi, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Minutë pas minute:
90+4'- Mbyllet sfida në Rrogozhinë. Erzeni mposht Teutën dhe siguron një 3 pikësh shumë me vlerë në derbi, për ta mbyllur me fitore këtë vit.
90'- Jorgji jep 4 minuta shtesë.
88’ 3 goditje këndi radhazi për Teutën, por mbrojtja shijakase është e pakalueshme
86’ Kotobelli lëshon një predhë nga distanca, por portieri Xhika grushton në këndore
84’ Shkëmbi hedh në fushë forca të reja në kërkim të golit të barazimit
77’ Teuta nuk arrin që të reagojë pas pësimit të golit. Erzeni luan më mirë dhe i afrohet golit të tretë
68'- Nonato permbys shifrat. Erzeni ne avantazh ndaj Teutës.
60’ Golat kanë zbukuruar derbin, është rritur ritmi i lojës dhe të dyja skuadrat kërkojnë golin e fitores
56’ Minuta të mira për Erzenin, që i frymëzuar nga goli i barazimit, vazhdon të sulmojë në kërkim të golit të fitores
54'- Gol Erzeni, Barzzohen shifgrta ne derbi. Kahrimanovic mposht me nje goditje te bukur Qirkon.
48'- Teuta shenon gol. Lorenco Vila mposht portierin Xhika.
46'- Nis pjesa e dytë e derbit të Durrësit, Erzeni-Teuta duan golin e avantazhit.
45'- Mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë 0-0.
43'- Goditje denimi per Erzenin. Kahrimanovic e merrt persiper, por pa rrezik per Qirkon.
40'- Provon serish Teuta, me lojtaret qe pretendojne per penallti pas rrezimit ne zone, por seshte i ketij mendimi Jorgji.
38'- E.Vila godet me kokë pas nje krosimi nga kendi por topi perfundon jashte.
33'- Amir zbret rrezikshëm dhe për pak sa nuk doli i vetëm përballë portierit Qirko, por ndërhyrja e këtij të fundit shpëton portën e Teutës
31'- Ka tension ne fushen e lojes. Jorxhi qeteson lojtaret.
28'- Karabeci tenton direkt portën nga një goditje dënimi, por gjuajtja e tij është e gabuar.
25'- Gezim Krasniqi ndeshkohet me te verdhe pas nderhyrjes se gabuar ndaj E.Vila. Lojtaret e Erzenit protestojne. Goditje denimi per Teuten.
23'- Minuta të mira për Teutën, që ka rritur presionin presionin, por nuk po arrin që të çajë dot mbrojtjen e Erzenit
15’ Ka ritëm loja në Rrogozhinë. Teuta ka arritur që të spostojë lojën në gjysmëfushën e Erzenit, që ka zgjedhur të mbrohet dhe të zbresë rrezikshëm në kundërsulm
9’ Teuta vazhdon të shfaqet rrezikshëm në portën e Erzenit, Gruda godet me kokë pas një goditje këndi por topi përfundon jashtë
9'- Lorenco VIla kroso në zonë por Gruda e devijon me topin që shkon jashtë.
7'- Idrizaj finalizon një aksion të gjatë të Teutës, por goditja e tij është e gabuar, shumë larg portës së Xhikës.
5'- L.Vila fut nje top në zonë, por Beqaj nuk arrin të përfitojë pasi Xhika është gati.
4'- Ndizet derbi i Durrësit, skuadrat kërkojnë të dalin në sulm.
1’-Nis ndeshja në Rrogozhinë. Skuadrat në kërkim të fitores.