Ernest Muçi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionat me Legian e Varshavës. Sulmuesi i Kobmëtares u fut në fushë në minutën e 62’ por ka ditur të rrëmbejë skenën teksa në minutën e 93’ do të shënonte një super gol pë r të vulosur fitoren 2-0 përballë Wisla Plock.
Sezon fantastik ky i ish-yllit të Tiranës teksa ka shënuar plot 9 gola dhe 6 asiste në të gjitha garat. Pritej një ftesë për të nga Kombëtarja shqiptare në sfidën me Poloninë por trajneri Sylvinho surprizoi duke e lënë në listën pritës. Gjithsesi, Ernest Muçi është pjesë e planeve të teknikut brazilian për të ardhmen e kuqezinjve.