
Ernest Muçi ka shënuar një dygolësh në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Legia Varshavë dhe Aston Villa, e vlefshme për sfidën e parë të grupeve të Conference League. Talenti shqiptar e nisi si titullar sfidën dhe në minutën e 26-të tundi rrjetën për ta çuar rezultatin në 2-1 në favor të polakëve.
Pak minuta më vonë do të kishte një tjetër mundësi të artë ku vraponte i vetëm drejt portierit, por u ndal në momentin e fundit nga mbrojtësi kundërshtar. 21-vjeçari kuqezi po shkëlqen në këto minuta përballë ekipit të njohur të Premier League, ndërsa në stadium janë skautë të shumtë të ekipeve europiane.
Në minutën e 51’, ish-sulmuesi i Tiranës do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Legian duke e dërguar rezultatin në 3-2 për polakët. Muçi merr një top në mesfushë dhe i vetëm përballë 3 kundërshtarëve driblon në hyrje të zonës dhe godet me të majtën duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.
Goli i parë:
Goli i dytë: