Në përfundim të sezonit të rregullt të kampionatit të Kategorisë së Parë, ku janë dhënë edhe verdiktet zyrtare të këtij edicioni, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe 11-shen dhe trajnerin më të mirë të javës së 33-të.
Në portë është përzgjedhur Klevi Hasaj i Ilirisë. Në katërshen difensive rreshtohen mbrojtësit: Wilson (Kukësi), Arlind Kurti (Laçi), Alessandro Kacbufi (Kastrioti) dhe Gloris Boci (Kastrioti).
Në mesfushë, rolin kyç e mbajnë Sokol Mziu (Korabi) dhe Henrik Nerguti (Laçi), ndërsa në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Olsi Myrta (Laçi), Alisson (Kukësi) dhe Robin Hoti (Burreli). Në majën e sulmit është i vendosur sulmuesi i Luftëtarit, Oliveira.
Si trajneri më i mirë i javës së 33-të është përzgjedhur tekniku i Laçit, Naci Şensoy, i cili drejtoi ekipin e tij në fitoren 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë, duke e shpallur Laçin kampion të Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2025-2026.
