Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Elbasani mposht me përmbysje Lushnjën dhe rimerr kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani mposht me përmbysje Lushnjën dhe rimerr kreun e

Elbasani 3-1 Lushnja

(Melo 19', Hasani 31', Lleshi 49' / Murati 15')

 

Elbasani ka fituar përballë Lushnjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me triumfin 3-1 të vendasve.

Lushnja kaloi në avantazh që në minutën e 15’ me Muratin, por Elbasani përmbysi gjithçka me Melon, Hasanin dhe Lleshin.

Me këtë fitore, Elbasani rimerr vendin e parë dhe shkon në kuotën e 63 pikëve, dy më shumë se Bylis ndjekës. Në krahun tjetër Lushnja mbetet me 31 pikë në vendin e 7-të.

Kategoria e Parë: Java 27

Stadiumi: Elbasan Arena

Arbitër: Albert Doda

Formacionet zyrtare:

Elbasani: Totoshi, Telushi, Salomao, Lila, Zaimi, Melo, Hila, Kasa, Hasani, Hoxhaj, Lleshi. Trajner: N. Dede

Lushnja: Alimuçaj, Magani, Kasmollari, Ruço, Dragoj, Leru, Murati, Kananaj, Olola, TabakuPreknicaj. Trajner: G. Magani

LIVE:

90+4' Mbyllet sfida.

78' Ardit Hila pranë golit, Lushnja me fat. (VIDEO)

49' GOL! Lleshi shënon të 3-tin për Elbasanin. (VIDEO)

45+3' Mbyllet pjesa e parë.

32' GOL! Edon Hasani permbys rezultatin me një supergol. (VIDEO)

19' GOL! Zgjat pak festa lushnjare, Elbasani rikthen baraspeshën me Leo Melo (VIDEO)

17' Top i rrezikshëm në zonën e Lushnjes, por Alimuçaj bën sërish shpëtimtarin.

15' GOL! Pllakos heshtja në "Elbasan Arena", Lushnja ndëshkon vendasit me Muratin (VIDEO)

11' Portieri Alimuçaj hero, shpëton Lushnjen nga goli i sigurtë. (VIDEO)

8' Ardit Hila tenton me një gjuajtje direkt brenda zone, por nuk koordinohet mirë dhe topi shkon ne duart e portierit.

1' Fillon ndeshja në Elbasan, skuadrat në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga