Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Elbasani merr 3 pikë në “frymën e fundit” dhe kreun e klasifikimit, fierakët “gjunjëzohen” në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani merr 3 pikë në “frymën e fundit” dhe

Kategoria e Parë, java e 4-të

ELBASANI – APOLONIA 3 – 2 (Karakaçi 18', Kasa 63', 95' / Trifoni 4', Maksuti 6')

Është mbyllur në favor te vendasve ndeshja midis Elbasanit dhe Apolonisë, e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 3-2. Një fitore e rëndësishme për Elbasanin të cilët me këtë 3 pikësh marrin kreun, teksa Apolonia mbetet në vendin e 4-të.

Kjo sfidë nisi mjaft mirë për fierakët të cilën shënuan dy gola në 6 minutat e para. Në minutën e 4-të ishte Trifoni, teksa dy minuta më vonë dyfishoi shifrat Maksuti. Reagimi i Elbasanit erdhi në minutën e 18-të me Karakaçin, me këtë të fundit që shënoi nga penalltia.

Me nisjen e pjesës së dytë verdheblutë u treguan më kërkues, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 63-të me anë të Kasës, i cili realizoi një gol mjaft të bukur. Kur gjithçka u mendua se përfundoi, ishte skuadra e Elbasanit që zuri në befasi fierakët, me një gol të Kasës, me këtë të fundit protagonist me një dopietë.

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër: Erjon Bastari

Formacionet zyrtare:

Elbasani: Kuka, Pere, Telushi, Kasa, Karakaçi, Ivan, Hasani, Hoxhaj, Greca, Lleshi, Flores. Trajner: Nevil Dede

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Ndubuisi, Repaj, Hebeja, Orelesi, Shanaj, Bejzade, Trifoni, Maksuti, Antoni. Trajner: Yeray Rodriges

Komenti minutë pas minute:

95' Kasa permbys gjithcka. Elbasani kalon ne avantazh.

63' Kasa barazon rezultatin per Elbasanin.

61' Elbasani ne kerkim te golit te barazimit, por mbrojtja e Apolonise eshte e vendosur mire.

18'- Karakaçi shenon per Elbasanin dhe shkurton diferencat

6'- Maksuti shenon golin e dyte per Apolonine.

4'- Elbasani gabon, Apolonia kalon ne avantash me ane te Trifonit.

2'- Apolonia niset menjehere ne sulm, Kuka shpeton elbasanasit.

1’-  Elbasani dhe Aolonia “kokë më kokë” për kreun, starton sfida  në “Elbasan Arena”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga