Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO EKSKLUZIVE/ Skandal në Fier, Koço Kokëdhima dhe stafi i Apolonisë futen në dhomat e gjyqtarëve pas barazimit në minutën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO EKSKLUZIVE/ Skandal në Fier, Koço Kokëdhima dhe stafi i

Apolonia u ndal në një barazim 1-1 sot përballë Korabit në shtëpi për javën e 14-të të Kategorisë së Parë. Fierakët ishin shumë pranë marrjes së tre pikëve por një gol i dibranëve në sekondën e fundit të takimit bëri që të humbasin dy pikë të arta.

Pikërisht ky gol ka sjellë edhe irritimin e madh të vendasve teksa në fund të ndeshjes, stafi i Apolonisë me në krye presidentin Koço Kokëdhima, janë futur në dhomat e zhveshjes së gjyqtarëve të takimit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të larguar drejtuesit dhe për të mbrojtur arbitrat.

Newsport.al ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive të ngjarjes skandaloze në stadiumin “Loni Papuçiu” me presidentin fierak që thyen kështu një nga rregullat kryesor të disiplinës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga