
Abissnet Supeirore, java e 11-të
EGNATIA – KUKËSI 2 – 1 (Fernando 35', Spahiu 55'/ La Torre 26')
Ndeshja: Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa triumfon me përmbysje në “Egnatia Arena” ndaj Kukësit. Rrogozhinasit triumfuan 2-1 ndaj verilindorëve në një ndeshje që ishte spektakolare.
Do të ishte fillimisht skuadra e Stavri Nicës që do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 26-të, ku La Torre do të mposhte Sherrin. Vetëm 10 minuta do të zgjaste avantazhin i miqve, pasi rrogozhinasit do të barazonin 1-1 me anë të një penalltie. Fernandos do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e parë do të mbyllej 1-1, ndërkohë fraksioni i dytë do të fliste në favor të vendasve. Për të shënuar golin e dytë duhej të vinte minuta e 55-të, ku Sebastian Spahiu me një “predhë” nga distance do të mposhte për herë të dytë Tafas. Në këtë mënyrë do të përmbyseshin shifrat dhe minutat e mbetura pavarësisht rasteve nuk do të mund të shënohej gol tjetër.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, ndërsa Kukësi mbetet me 13 pikë në vendin e 5-të.
Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Andi Koci
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Musta, Mëllugja, Aleksi, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Dwamena. Trajner: Edlir Tetova
Kukësi: Tafas, Lala, Duka, Zogos, Murati, Domi, Fejzaj, Nazayro, Motta, la Torre, Kango. Trajner: Stavri Nica
Komenti minutë pas minute:
90+6'- Mbyllet me fitoren e Egnatias sfida ne Rrogozhine. Vendasit triumfojne 2-1.
90'- 6 minuta shtese.
86'- Egnatia tenton golin e qetesise, ndersa Kukesi kerkon te barazoje per te marre nje pike.
72’- Shumë gabime në mesfushë në këto minuta nga të dy skuadrat, të cilat nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme para portave.
67’ - Harkim nga e majta e sulmit të Kukësit për Rashitin i cili gjuan me kokë, por gjen devijimin mbi traversë të Sherrit
59'- Fagaj nderhyn ne zone ndaj Rashiti, por Andi Koci lejon lojen. Te Kukesi ka prententime per penallti.
55'- Sebastiann Spahiu leshon nje "predhe" nga distanca. Egnatia kalon ne avantazh ndaj Kukesit, 2-1 per rrogozhinasit.
46'- Nis pjesa e dyte, skuadrat kerkojne golin e fitores.
45+3'- Mbyllet ne barazim 1-1 pjesa e pare e sfides mes Egnatias dhe Kukesit.
42'- Egnatia i shkon afer golit te avantazhit, por Dwamena nuk e shtyn dot topin ne rrjete.
35'- Fernando merr persiper penalltine dhe braziliani gjen rrugen e rrjetes. Barazohen shifrat ne Rrogozhine.
33'- Nazayro shkakton penallti per Kukesin.
26'- Lojen e ben Egnatia, por Kukesi gjen golin. La Torre mposht Sherrin pas asistit të Salamit.
17'- Egnatia tenton te kaloje ne avantazh, teksa luan me shume ne zonen e Kukesit.
14'- Minuta te qeta ne Rrogozhine
5'- Kukesi fiton nje goditje kendi, por topi i gjuajtur nga verilindoret perfundon ne duart e Sherrit.
1’- Starton sfida në Rrogozhinë, ekipet “kokë më kokë” për 3 pikët.