
Flavio Sulejmani vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe te Lazio U-19. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol, në ndeshjen që lacialët fituan në shtëpi 2-1 përballë Sampdorias.
Sulejmani shënoi golin e përmbysjes për Lazion në minutën e 73’. Pas një aksioni të rjedhshëm, sulmuesi i Kombëtares kuqezi të moshave arriti të dërgonte topin në rrjetë si një sulmues ‘rrace’.
Për 18-vjeçarin ky është goli i 5-të sezonal në Primavera 1, teksa ka shënuar edhe 4 gola të tjerë në Kupë.
Goli i Sulejmanit. (VIDEO)
Poll