
Erzeni 2-1 Dinamo
Kategoria Superiore: Java e 4-të
Stadiumi: Arena Egnatia
Arbitër: Kreshnik Bajramaj
Formacionet Zyrtare:
Erzeni (3-4-3): Hasanbelli; Sadiki, Atanda, Peposhi; Maliqi, Alba, Kahrimanovic, Osmanllari; Zeka, Mihana, Meçja. Trajner: Alfred Deliallisi
Dinamo (4-2-3-1): Rexhepi; A.Marku, Behiratche, Samake, Prodani; Krasniqi, Lorran; Zabërgja, Denisson, Vila; Kaçorri. Trajner: Luigi di Biagio
Komenti minutë pas minute:
90+7' Përfundon ndeshja.
89′ Bakari lëshon një gjuajtje potente nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
78' Rikthehet avantazhi i Erzenit, Kahrimanovic kthen në gol penalltinë e dhuruar nga Rexhepi.
75′ Prodani provon me kokë, por traversa i mohon golin kapitenit të Dinamos.
55' Barazohet rezultati në Rrogozhinë, Zabërgja shënon për Dinamon.
46' Nis pjesa e dytë.
45+7' Mbyllet pjesa e parë.
45' Akordohen 7 minuta shtesë.
43' Krosim në qendër të zonës, godet Kaçorri me kokë me topin që shkon drejt e në duart e portierit Hasanbelli.
32' Zeka provon me të majtën, por Rexhepi sërish i gatshëm.
28' Silurë e Osmanllarit me të majtën nga distanca e largët, zgjatet Rexhepi dhe devijon në këndore/
26' Ndizet festa e shijakasve, Maliqi ndëshkon Dinamon dhe i jep avantazhin Erzenit.
11' Kaçorri godet diagonal brenda zonës, por nuk ka shënjestrën e duhur.
9' Pretendime për penallti nga shijakasit, Peposhi rrëzohet në duel me Markun por gjyqtari vijon lojën.
7' Lorenco Vila provon me një kthesë të driblojë në zonë, por bllokohet nga Maliqi.
1' Starton sfida në "Egnatia Arena".