Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dinamo e Mehmetit nuk “fal” Laçin dhe “marshon” drejt “Final –Four”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo e Mehmetit nuk “fal” Laçin dhe

DINAMO – LAÇI 2 - 0 (Andoni 42', Bardhi 90')

Ndeshja: Dinamo ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Laçit. “Blutë” triumfuan 2-0 ndaj kurbinasve në “Niko Dovana” në sfidën e javës së 15-të të Superiores.

Fatjon Andoni dhe Patrik Bardhi do të ishin vendimtar në këtë përballje. Fillimisht Andoni do të tunde rrjetën e kurbinave në minutën e 42-të të pjesës së parë. Fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes të dyja ekipeve, që patën raste të shumta, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Kjo edhe për meritë të Dajsinanit dhe Salit që disa herë u thanë “Jo” golave të ekipeve kundërshtarë. Goli i dytë dhe i sigurisë për “nëndetësen” do të vinte në minutën e 90-të, kur Bardhi do të përfitonte nga një top që nuk largohet siç duhet dhe e dërgon në fundin e rrjetës. 2-0 për Dinamon dhe Laçi dorëzohet në Durrës. Pas këtij triumfi Dinamo shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Laci mbetet në vendin e 8-të me 16 pikë.

Abissnet Superiore: Java e 15

Stadiumi: “Niko Dovana”

Formacionet zyrtare:

DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Allmuça, Gudjabi, Andoni, Lorran, Vila, Denison, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti , Cena, Taleb, Kryeziu, Manellari, Ujka, Qato, Da Silva, Sobouale. Trajner: Mirel Josa

Komenti minutë pas minutë:

90+5'- Mbyllet 2-0 ndeshja. Dinamo fiton ndaj Lacit.

90'- Patrik Bardhi shenon golin e dyte. Dinamo ne avantazh te dyfishte ndaj Lacit. (VIDEO)

85'- Dinamo kerkon te mbylle ndeshjen, raste te shumta qqe priten nga Dajsinani.

80'- Rast i rrezikshem nga Dinamo, gjuan Denisson, por pret Dajsinani. (VIDEO)

72'- Laci serish afer golit. Goditja e forte e Manellarit perplaset te Sali dhe me pas mbrotjesit e Dinamos largojne topin.

69'- Laci ka nje raste shume te mire, ku kurbinasit kombinojne bukur. Sabowale godet, por pret Sali. Topi shkon ne kembet e Qatos, i cili godet, por topi do te ndalet nga Allmuca mbi vijen fatale. (VIDEO)

60'- Laci tenton te gjeje golin, por Dinamo menaxhon rezultatin sic duhet.

46'- Nis pjesa e dyte ne Durres, Laçi kerkon te shmange humbjen.

45+4'- Mbyllet pjesa e pare, Dinamo kryeson 1-0 ne 45-minutat e para.

42'- Shenohet goli i pare ne Durres, Gudiabi kroson per Andonin dhe ky i fundit mposht Dajsinanin. (VIDEO)

40'- Dinamo provon te gjeje golin, por "blute" jane te pa sakte ne finalizim.

24'- Goditje denimi per Dinamon ne limitet e zones, gjuan Denisson , por topi shkon ne duart e Dajsinanit. (VIDEO)

10’ Provon edhe Lorran me një gjuajtje nga distanca, shënjestra është plotësisht e gabuar.

6’ Në goditjen nga këndi, Behiratçe gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Dajsinanit. (VIDEO)

5’ Denison gjen Andonin në të djathtën, gjuajtja e tij devijohet jashtë nga Dajsinani. (VIDEO)

1’- Starton sfida në Durrës, Dinamo dhe Laçi në fushë vetëm për fitoren

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga