Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ “Ç’kuptim do kishte BBV pa Luizin?”, Erkand QERIMAJ: Më është bërë dhe mua ftesa, ja pse e refuzova

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Ç’kuptim do kishte BBV pa Luizin?”, Erkand

Erkand Qerimaj është një nga sportistët shqiptar që ka arritur të ngijë lart Flamurin tonë në garat ku ka marrë pjesë. Peshëngritësi ka dhënë ditën e sotme një intervistë për “Vila24” në News24, ku ndër të tjera ka folur edhe për shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Erkandi ka zbuluar gjithashtu që ka marrë një ftesë nga stafi i BBV, por sportisti e ka refuzuar pasi ka pasur disa angazhime të tij. Gjithashtu Qerimaj ka folur edhe për Luiz Ejllin që është kryefjala e mediave në vend, ndërsa thekson se këngëtari përfaqëson më së miri Shkodrën.

“Shkodra është në vend që prodhon sport dhe art. Vit pas viti nxjerr futbollistë, këngëtarë dhe artista. Ç’kuptim do të kishte Big Brother pa Luizin, ëshë ai që bën humorin, lojën dhe zhurmën në atë shtëpi. Ai përfaqëson batutën dhe humorin shkodran. Më është bërë dhe mua ftesë por nuk kam mundur për shkak të angazhimeve. Mendoj se një familjar, një sportist nuk mund të jetë pjesë e atij formati", ka deklaruar ndër të tjera sportisti shkodran.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga