
Manchester United 2-0 Newcastle United
(Casemiro 33', Botman 39'ag)
Carabao Cup
Finale
Stadiumi: Wembley
Ndeshja: Manchester United është fituese e trofeut Carabao Cup 2023. Skuadra e Ten Hag mundi sot në finale Newcastle me rezultatin 2-0. Të dyja gola u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Casemiro në minutën e 33. Krosimi i Luke Shaw nga goditja e dënimit gjeti brazilianin që goditi saktë me kokë. Gjashtë minuta më vonë pas një vertikalizimi të Weghorst, Rashford u fut në zonë dhe topi i goditur prej tij u devijua nga Botman dhe hyri në rrjetë.
Në pjesën e dytë ishte Newcastle më kërkuese në lojë, por nuk mundën do të gjenin rrugën e rrjetës megjithëse kishin shumë raste. Manchester u përpoq të shfrytëzonte kundërsulmet, por nuk shënoi do të tretin. Kështu i krejt takimi u mbyll 2-0 për Manchester që fiton të parin trofe që prej 2017.
Formacionet Zyrtare
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred: Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst. Trajner: Erik Ten Hag
Newcastle United (4-3-3): Karius; Trippier, Schar, Botman, Burn; Longstaff, Guimaraes, Joelinton; Almiron, Saint-Maxim, Wilson. Trajner: Eddie Howe
Golat e ndeshjes:
Poll