
BYLIS-KASTRIOTI 1-0 (DOI 75')
Ndeshja: Bylis ka siguruar 3 pikët në duelin e mbijetesës ndaj Kastriotit. Ballshiotët ia dolën të fitojnë me shifrat 1-0 në “Adush Muça”.
Një fitore karakteri për skuadrën nga Mallakastra, e cila lustoi deri në fund për të gjetur golin, i cili do të vinte në mintuën e 76’-të kur Doi i prezantuar ditën e sotme te ballshiotët do të debutonte me gol.
Pas kësaj fitoreje Bylis renditet në vendin e 7-të me 23 pikë, ndërsa Kastrioti zhytet në fund me vetëm 20 pikë.
Abissnet Superiore, java e 19-të
Stadiumi: Adush Muça
Formacionet zyrtare:
Bylis: Teqja, Trumçi, Zguro, Esquerdinha, Felipe Souza, Damçevski, Loran, Janku, Qardaku, Kaçorri, Maçolli. Trajner: Naxhi Shensoi
Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Greca, S.Selmani, Mehmeti, Zogaj. Trajner: Ardian Mema
Komenti:
90+6'-Mbyllet sfida ne "Adush Muça", Bylis siguron 3 piket perballe Kastriotit.
90’ Akordohen 6 minuta shtesë
75′ - Bylis ne avantazh ndaj Kastriotit, Doi debuton me gol.
62’ Bylisi është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të avantazhit, por nuk po arrin që të çajë mbrojtjen krutane. Kastrioti mbrohet mirë dhe mundohet të rrezikojë në kundërsulm
54’ Minuta të mira për vendasit, që kërkojnë me ngul golin e avantazhit. Bylis sulmon me forca të shumta dhe ka mbyllur në gjysmëfushën e vet Kastriotin
50’ Mundësi e artë për Bylisin. Felipe Souza godet drejt portës por gardiani Sali bëhet heroi duke devijuar topin
46'- Starton pjesa e dytë, Bylis dhe Kastrioti në kërkim të golit
45+3'- Mbyllet pjesa e pare ne Adush Muca. Bylis-Kastrioti nuk gjejne dot golat.
42'- Felipe Souza provon te hyje ne zone, por pengohet nga mbrojtesit krutane. Goditje denimi per ballshiotet, ku Qardaku ndalet ne murin mbrojtes.
34’ Largohet me karton të kuq trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi për protesta në drejtim të gjyqtarit
26'- Bylisi luan më mirë dhe po dominon në këto minuta, por nuk po arrin që të gjejë golin e avantazhit, ku Qardaku provon serish, por ndalet nga mbrojtja kundershtare.
19’-Mundësi e artë për Bylisin për të kaluar në avantazh, por është i pafat Qardaku, pasi goditja e tij nga distanca godet shtyllën
1'- Starton sfida në "Adush Muça". Bylis-Kastrioti luftë për 3 pikët e mbijeteses.