Chelsea 0-0 Aston Villa
Chelsea ka barazuar në shtëpi përballë Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ve të FA Cup. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi në barazim 0-0.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por “Blutë e Londrës” nuk u treguan të saktë duke shpërdoruar shumë raste të mira. Përsa i përket Brojës, shqiptari nuk ishte titullar në këtë sfidë, dhe u aktivizua në minutën e 79’, por kaq pak kohë nuk i mjaftoi për të ndryshuar diçka.
Tashmë gjithçka mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Villa Park”.
CHELSEA: Petrovic, Disasi, Thiago Silva, Badiashile, Colwill, Enzo, Caicedo, Gallagher, Madueke, Palmer, Sterling.
ASTON VILLA: Martinez, Cash, Konsa, Lenglet, Moreno, Diaby, Douglas Luiz, Kamara, McGinn, Tielemans, Watkins.
Rastet:
77' Chelsea fut në lojë Armando Brojën, shqiptari zë vendin e Sterling. (VIDEO)
65' Chelsea në kërkim të golit, Aston Villa mbrohet mirë.
45+3' Raste të shumta dhe 1 gol i anulluar, Chelsea dhe Aston Villa mbyllin pjesën e parë në barazim.
30' Chelsea humbet shansin e pastër për gol, Martinez i pakalueshëm. (VIDEO)
25' McGinn provon me një goditje nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës. (VIDEO)
18' Cole Palmer humbet rastin e "artë" i vetë përballë Martinez. (VIDEO)
12' Aston Villa kalon në avantazh me anë të Douglaz Luiz, por goli anullohet për prekje të topit me dorë. (VIDEO)
1’ Starton sfida Chelsea-Aston Villa.