Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Besa merr 3 pikë të arta dhe “zhyt” Luzin në fundin e klasifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Besa merr 3 pikë të arta dhe “zhyt” Luzin në

Luzi 0-2 Besa (Ba 9', Perja 83')

Besa ka fituar përballë Luzit në derbin e Kavajës, ndeshje e cila ishte e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Roza Haxhiu”, përfundoi me fitoren e pastër 2-0 të Besës.

Këta të fundit shënuan nga një gol për pjesë. Në minutën e 9’ të sfidës ishe Mustapha ba ai që shënoi, ndërsa golin për të “fikur” Luzin, e shënoi Perja në minutën e 83’ me anë të 11-metërshi.

Pas kësaj sfide, Besa shkon në kuotën 19 pikëve në vendin e tetë, ndërsa Luzi “zhytet” në fundin e klasifikimit në kuotën e 12 pikëve.

Kategoria e Parë: Java e 20-të

Stadiumi: Roza Haxhiu

Arbitër: Denis Memelli

FORMACIONET ZYRTARE:

LUZI: Mati, Xhika, Laho, Gjinaj, Itodo, Treni, Çuçka, Balla, Qoshku, Goga, Hidri. Trajner: Gëzim Bushi

BESA: Ahmetaj, Perja, Kapi, Mkhululi, Emini, Shurdhiqi, Abdulai, Ba, Alphousseyni, Kamohelo, Nurja. Trajner: Lorenc Pashja

Rastet e ndeshjes:

90+3' Mbyllet sfida, Besa fiton derbin 2-0 përballë Luzit. 

83' GOOOOL! Perja dyfishon shifrat për Besën. (VIDEO)

80' Penallti për Besën. (VIDEO)

77' Besa pranë golit të dytë, Luzin e shpëton... fati. (VIDEO)

66' Luzi pranë golit të barazimit, Itodo "kërcënon" portën e Besës. (VIDEO)

59' Rrëzim në zonën e Besës, Luzi kërkon penallti. (VIDEO)

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

33' Mustapha Ba humb rastin e artë, sulmuesi i Besës rrëzohet para portierit. (VIDEO)

9' GOOOOL! Mustapha Ba kalon Besën në avantazh. (VIDEO)

1' Në lojë është mbijetesa, starton ndeshja Luzi-Besa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga