
Berat Gjimshiti është detyruar të largohet nga fusha e lojës i dëmtuar në minutën e 19’ të ndeshjes mes Torinos dhe Atalantës. Sfidë kjo e vlefshme për javën e 14 në Seria A.
Nuk dihet sa serioz është shkalla e këtij dëmtimi, që ka pësuar kapiteni i Kombëtares. Torino gjeti rrugën e rrjetës fill pas largimit të Gjimshitit. Ishte Duvan Zapata në minutën e 23’ që shënoi për avantazhin 1 me 0.
Kujtojmë se Gjimshiti është pikë kyçe në mbrojtjen e Atalantës. Tashmë mbetet për t’u parë vetëm shkalla e dëmtimit të tij.
Momenti i zëvendësimit të Berat Gjimshitit. (VIDEO)
Poll