Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Asllani dhe Interi mjaftohen me 1 pikë, Inzaghi nuk ia del në transfertën ndaj Sociedad

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Asllani dhe Interi mjaftohen me 1 pikë, Inzaghi nuk ia del në

REAL SOCIEDAD 1-1 INTER (Mendez 4' / Martinez 87')

Inter nuk ka marrë më shumë se barazimi në ndeshjen përballë Real Sociedad. Në ndeshje e zhvilluar në Spanjë, zikaltërit barazuan 1-1.

Ishin spanjollët që e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 4-të me anë të Mendez. Lojtari i Sociedad përfitoi nga gabimi i mbrojtësit Bastoni.

Me nisjen e pjesës së dytë Interi u bë më kërkues, por përsëri golin e barazimit e gjeti në fundin e sfidës. Kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez vendosi baraspeshën në minutën e 87-të duke i dhënë kështu të tijëve 1 pikë.

Kujtojmë që në këtë sfidë titullar ishte dhe Kristjan Asllani. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa u zëvendësua në minutën e 55-të.

Uefa Champions League: Raundi 1 / Faza e Grupeve

Stadiumi: Reale Arena

Arbitër: Michael Oliver (Anglez)

Formacionet Zyrtare: 

Real Sociedad: Remiro; Tierney, La Normand, Zubeldia, Traore; Merino, Zubimendi, Mendez; Oyarzabal, Barrenetxea, Kubo. / Trajner: Imanol Alguacil

Inter: Sommer; Pavard, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Arnautovic, Martinez. / Trajner: Simone Inzaghi

Komenti minutë pas minute:

-Mbyllet ndeshja, skuadrat marrin nga 1 pikë.

87' GOOOOOOL!!!! Lautaro Martinez vendos baraspeshën

79' Interi shënon me Thuram, por "lumturia" nuk zgjat shumë, goli i Interit anullohet nga VAR për pozicion të parregullt

65' Barella ndëshkohet me karton të kuq, por kryesori shkon tek VAR dhe ndryshon mendim

55' Simone Inzaghi largon Asllanin nga fusha e lojës, vendin e tij e zë Fratessi

-Nis pjesa e dytë e sfidës

-Përfundon pjesa e parë, spanjollët në avantazh

37' Real Sociedad në kërkim të golit të dytë

13' Kristjan Asllani ndëshkohet me karton të verdhë

4' GOOOOOOL!!!! Mendez kalon në avantazh Real Sociedad

1' Asllani në mesin e kampionëve, nis sfida Real Sociedad - Inter

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga